Pacquiao i kërkon këtë Mayweatherit - Bota Sot
Pacquiao i kërkon këtë Mayweatherit

Boksi

Pacquiao i kërkon këtë Mayweatherit

Më: 20 janar 2019 Në ora: 13:38
Pacquiao i kërkon këtë Mayweatherit

Manny Pacquiao ka mundur Adrien Broner në një duel të nivelit të lartë në MCM Grand në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Filipinasi ka mundur Broner me vendim unanim pas 12 raundeve. Pacquiao ishte më i mirë gjatë gjithë meçit.

Madje, ai në disa raste për pak sa nuk e rrëzoi kundërshtarin, por Broner u mbajt disi.

Pas përfundimit të mecit, Pacquiao u shpreh shumë i lumtur për triumfin, madje duke i kërkuar edhe një ballafaqim Floyd Mayweatherit, ndaj të cilit kishte pësuar disfatë.

“Ju tregova të gjithëve që Pacquiao vazhdon, nuk ndalet. Trajneri më tha që ta lë kundërshtarin të godasë dhe më pas ta kundër-sulmoj dhe ashtu bëra”, deklaroi Pacquiao.

“Mayweather? Pse jo, do të doja që të përballesha prap me të”, tha ai.

Moderatori e pyeti amerikanin për një gjë të tillë, por ai e injoroi totalisht, duke mos kthyer fare përgjigje.

“A do të garojë për president të Filipineve? Jo nuk e kam plan, është nder dhe krenari t’i prezantoj në këtë mënyrë dhe i falënderoj shumë që më mbështetin”, përfundoi 40-vjeçari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...