Zbulohen dënimet e Nurmagomedov dhe McGregor

Boksi

Zbulohen dënimet e Nurmagomedov dhe McGregor

Më: 29 janar 2019 Në ora: 19:35
Zbulohen dënimet e Nurmagomedov dhe McGregor

Tashmë është zyrtare, Khabib Nurmagomedov është pezulluar për nëntë nga NAC (Nevada Athletic Comission) dhe do të paguajë një gjobë 500,000$ pas trazirave që ndodhën në fund të sfidës me Conor McGregor në UFC 229. 

Pezullimi mund të reduktohet në gjashtë muaj nëse ai prodhon një video të shkurtër kundër bullizmit. 

Ndërkohë pjesëtarët e stafit të tij Abuakbar Nurmagomedov dhe Zubira Tukhugov janë pezulluar për një vit dhe një gjobë 25,000$. 

Ndërkohë Conor McGregor është pezulluar për 6 muaj dhe do të paguajë një gjobë 50,000$ në rolin e tij për trazirat e UFC 229. Pezullimi i tij përfundon më 6 prill të vitit 2019. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat