Ja me kë do të përballet McGregor për të siguruar sfidën me Nurmagomedov - Bota Sot
Ja me kë do të përballet McGregor për të siguruar sfidën me Nurmagomedov

Boksi

Ja me kë do të përballet McGregor për të siguruar sfidën me Nurmagomedov

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 16:44
Conor McGregor

Conor McGregor duket se i ka siguruar vetës një duel i cili do t’i mundësonte revanshin me Khabib Nurmagomedov.

Conor McGregor do të përballet me Donald Cerrone, dhe duket se marrëveshja është arritur.

Një duel e kishte paralajmëruar edhe Cerrone i cili kishte thënë se lufta mes tyre do të zhvillohet këtë vit.

“Definitivisht do të bëhet këtë vit” Cerrone ishte përgjigjur kur ishte pyetur për një duel të mundshëm me McGregor.

Kujtojmë se McGregor  është suspenduar me gjashtë muaj pamundësi për tu ndeshur nga Komisioni i Nevadas, pas ngjarjeve të UFC229.

Por, ai do të jetë i lirë të luftojë në prill, dhe duket se kundërshtari i tij do të jetë Cerrone.

Fituesi i këtij dueli besohet se do të jetë kundërshtari i ardhshëm për Khabib Nurmagomedov.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...