Kampioni i peshës së lehtë Khabib Nurmagomedov ka zbuluar se është në bisedime për të luftuar në evenimentin e UFC në Abu Dhabi në shtator, duke zbuluar edhe kundërshtarin e ardhshëm.
“Po, jemi duke punuar për rikthimin tim,” konfirmon Khabib. “UFC më tha se po punojnë për këtë çështje. Sapo jam kthyer nga Dubai. Dhe shumë shpejt do të vijë lajmi zyrtar, shumë shpejt,” shton ai.
Sipas kampionit të UFC, se i vetmi kusht që ka vendosur është të rikthehen shokët e tij të pezulluar Zubira Tukgugov dhe Abubakar Nurmagomedov: “Tukgugov dhe Abubakar ose do të ndeshen të njëjtën mbrëmje me mua, ose në një eveniment përpara meje, ky është kushti im i rikthimit,” shprehet ai.
30-vjeçari gjithashtu ka konfirmuar se do të ndeshet me fituesin e duelit Max Holloway vs. Dustin Poirier, që do të ndeshen në UFC 236.
“Holloway dhe Poirier do të ndeshen për titullin e përkohshëm dhe kampioni duhet të ndeshet me të përkohshmin.
McGregor? Ai është si një grua xheloze që largohet dhe pastaj rikthehet.”