Meçi i vitit, Joshua – Miller, është në rrezik për një arsye skandaloze - Bota Sot
Meçi i vitit, Joshua – Miller, është në rrezik për një arsye skandaloze

Boksi

Meçi i vitit, Joshua – Miller, është në rrezik për një arsye skandaloze

Më: 17 prill 2019 Në ora: 08:33
Joshua – Miller

Një lajm aspak i mirë tash së fundmi ka dalë për Anthony Joshuan.

Ëndrra e Anthnoy Joshuas për të debutuar në SHBA, mund të shtyhet edhe për një kohë.

Kundërshtari i kampionit britanez, Jarrell ‘Big Baby’ Miller, ka rezultuar pozitiv ne testet për anti doping.

30-vjeçari dështoi në një test dopingu për substancën GW1516 të ‘ndalimit të rritjes së muskujve’, duke përmendur tre burime me njohuri të rezultateve.

Boksierët e peshave të rënda do të përballeshin më 1 qershor në Amerikë, për titujt WBA, WBO dhe IBF.

Ekipi promovues i Millerit lëshoi ​​një deklaratë të shkurtër duke thënë se Miller do të vazhdojë të stërvitej për luftën me Joshuan, pasi ata do të shikojnë në testin e dështuar të kohëve të fundit.

“Ne jemi në procesin e marrjes së informatave të mëtejshme rreth gjetjes së VADA dhe do të kemi më shumë për të thënë së shpejti në këtë situatë në zhvillim”, thuhet në njoftim.

” Ndërkohë Jarrell vazhdon të stërvitet për luftën e tij më 1 qershor kundër Anthony Joshuas.”, kanë shtuar më tej ekipi i ‘Big Baby’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...