Furyt i caktohen kundërshtarët! - Bota Sot
Furyt i caktohen kundërshtarët!

Boksi

Furyt i caktohen kundërshtarët!

Më: 10 maj 2019 Në ora: 17:40
Furyt i caktohen kundërshtarët!

Boksierët Tyson Fury dhe Deontay Wilder kishin zhvilluar një nga meçet më interesante të peshave të rënda në këtë shekull, kurse sfidë midis tyre kishte përfunduar me barazim dhe kjo kishte bërë që Wilder të mbajë titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë në versionin WBC. Që nga ajo kohë Fury kërkon revansh, kurse WBC ia ka caktuar “rrugën” deri tek sfidimi i titullit, gjegjësisht revanshi me Wilderin ta zhvillojë rimeçin e shumëpritur me Deontay Wilder, ai fillimisht duhet të fitojë kundër Dilian Whyte, pasi që Këshilli Botëror i Boksit (WBC) ka kërkuar që dy britanikët të ndeshen mes vete. Tani, presidenti i WBC-së, Mauricio Sulaiman, ka thënë se britaniku 30-vjeçar duhet ta fitojë meçin kundër Dilian Whyte për ta fituar të drejtën e një rimeçi me Wilderin. Nëse Whyte fiton, atëherë ai do të ketë mundësi ta sfidojë Wilderin për titullin e kampionit të WBC-së.

“Kur vjen puna te rimeçi Wilder – Fury, WBC-ja i përdor kriteret tradicionale, duke thënë se fituesi i meçit Wilder – Fury duhet ta zhvillojë ndeshjen e detyrueshme kundër Dominic Breazale”, ka thënë Sulaiman për ThaBokxingVoice.“Kështu që ne duhet ta urdhërojmë meçin mes Whyte dhe Furyt. Nëse ata e fitojnë ndeshjet, atëherë mund të ndeshen me Wilderin”.

“Ky vendim nuk u pranua nga Whyte, kështu që WBC-ja tani është duke e shqyrtuar apelimin e tij. Gjithçka do të zgjidhet brenda javëve në vazhdim”. Wilderi do ta mbrojë titullin e tij kundër Dominic Breazale më 18 maj, në Barclays Center në Nju Jork. Në anën tjetër, Fury është duke u përgatitur për meçin kundër gjermanit Tom Schwarz më 15 qershor në Las Vegas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...