Një lajm tronditës vjen për të pasionuarit e sportit të wrestling. Wrestleri meksikan i njohur si Silver King, gjeti vdekjen gjatë një ndeshje në Londër.
Keçisti emri i vërtetë i të cilit është Cuauhtémoc Gonzalez Barron, ishte 51 vjeç, dhe ishte shumë i njohur në vendin e tij dhe jo vetëm.
Të shtunën mbrëma teksa po merrte pjesë në një ndeshje Wrestling, kundër Warrior Youth u rrëzua në ring.
Sportistit të njohur i erdhën menjëherë në ndihmë, por pa rezultat, mjekët deklaruan vdekjen e tij, shkruan noa.al.
Gonzalez Barron ishte rritur në një familje të pasionuarish pas wrestling, ku babai i tij ishte një sportist i njohur i ‘Lucha Libre’, liga e keçit në Meksikë.