Në Magdeburg të Gjermanisë boksieri nga Kosova, Robin Haxhi Krasniqi ka pësuar humbje nga boksieri gjerman, Stefan Hartel, në luftë për titullin e kampionit evropian në kategorinë super të mesme.
Krasniqi ka pësuar një lëndim të arkadës së syrit të djathtë që e ka penalizuar boksierin tonë për një luftë më të mirë ndaj boksierit gjerman.
Me gjithë përpjekjet maksimale, Krasniqi nuk ia doli të shënojë fitore përballë gjermanit, i cili gjatë gjithë meçit qe më i mirë se boksieri nga Juniku i Kosovës.
Krasniqi humbi me vendim unanim të gjyqtarëve.
Për humbjen e djeshme, gruaja e Robinit, Heidi Krasniqi i ka dalur në mbrojtje burrit të saj.
Sipas Heidit, Robini nuk e ka merituar humbjen mbrëmë.
“Ishe i mrekullueshëm. Gjithë profesionistët e boksit nuk ranë dakord për rezultat e djeshme. Ke qenë shumë më i mirë dhe kjo është ajo që u pa. Mundësia e vetme që ka qenë për ty me fituar ka qen me K.O sepse fitoret me pika nuk janë gjithmonë ni vlerësim korrekt dhe i sinqertë. Çfarëdo që të jetë, Robini do të kthehet shumë shpejt”, shkroi Heidi në Instagram.