Robin Haxhi Krasniqi mbrëmë humbi titullin e kampionit evropian në peshat super të mesme, nga boksieri gjerman, Stefan Haertel.
Ishte një meç i dominuar nga kundërshtari i Krasniqit, derisa ky i fundit filloi të gjakoste qysh në rundin e dytë.
Me gjasë, përgatitja fizike luajti rol të madh, derisa Haertel u shpall kampion me vendim unanim pas 12 rundeve.
Njëherit, kjo ishte edhe humbja e pestë për Krasniqin, krahas 49 fitoreve.
Sidoqoftë, pas humbjes së mbrëmshme, i menjëhershëm ka qenë reagimi i fansave, të cilët kanë kritikuar rëndë 32-vjeçarin në rrjetet sociale.
Më poshtë, disa nga komentet e marra nga paralajmërimi i meçit në llogarinë zyrtare të Krasniqit.