Me të lavdëruar kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiqi, është sikur me të ngrënë qentë! Vuçiqi e ka lavdëruar Aziz Salihun, legjendën e boksit të Kosovës, njëherësh fituesin e medaljes olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. ‘Zizi’ ka disa pyetje për Vuçiqin.
“Ani president i Serbisë, faleminderit që më ke përmend emrin dhe po ma din vlerën si sportisti ma i mirë i ish Jugosllavisë, e që ka qenë kohë e artë, se liderët e shtetit tim e kanë harru atëkohë dhe meritat tona nuk na i shpërblejnë, jo vetëm mu po të gjithëve.
Vuçiçq, mbase ma përmende emrin e kam një pyetje për Ju: Në bisedime, pasi paskeni me biseduar për mu e kolegët e mi, tregoju gjithashtu edhe si më keni burgos gjatë shpalljes së sportistit të vitit 1993 në restorantin ‘Show’ në Kosovë, si me kanë arrestuar, si me kanë maltretuar e me kanë rrahur agjentët serb famëkeq, si Zoran Stihoviq, me njerëzit e vet dhe pasurinë ma keni marr dhe askush nuk është përgjigjur”, pyet Salihu.