Joshua akuzon Wilderin: Po e përdor emrin tim për famë - Bota Sot
Joshua akuzon Wilderin: Po e përdor emrin tim për famë

Boksi

Joshua akuzon Wilderin: Po e përdor emrin tim për famë

Më: 25 maj 2019 Në ora: 23:46
Anthony Joshua

Boksieri britanik, Anthony Joshua, ka akuzuar ashpër rivalin e tij, Deontay Wilder, duke thënë se po e përdor emrin e tij vetëm për famë.

AJ, i cili aktualisht mban titullin e kampionit në IBF, WBA, IBO dhe WBO, ka thënë se amerikani po bën lojëra të pista.

Sipas Joshua, Wilder e përdor emrin e britanikut vetëm për të marrë vëmendjen nga publiku, siç ka thënë ai, për të bërë PR.

“Ai ka thënë se dëshiron të përballet me mua tash e sa kohë. Tani, nëse nuk do, unë mendoj se ai po bën kampanjë marketingu, duke përdorur emrin tim” ka thënë Joshua.

“Ai flet për mua gjithë kohën. Por, nuk vepron siç thotë. Ai nuk po lufton për ato që beson” ka thënë tutje AJ.

“Nuk besoj se do të luftojë me mua pas këtij dueli, pasi po dëgjoj se Ortiz është duke u përmendur në radhë” ka thënë Joshua ndër të tjerash.

Joshua duelin e radhës do ta ketë kundër Andy Ruiz JR, më 1 qershor, në ‘Madison Square Garden’, të Nju Jorkut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...