Sa i kushtoi Joshuas humbja shokuese nga Ruiz Jr? - Bota Sot
Sa i kushtoi Joshuas humbja shokuese nga Ruiz Jr?

Boksi

Sa i kushtoi Joshuas humbja shokuese nga Ruiz Jr?

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 18:27
Anthony Joshua u shokua nga Andy Ruiz Jr

Anthony Joshua ishte i gatshëm të fitonte milion euro mbrëmë, por u shokua nga Andy Ruiz Jr duke u nokautuar në raundin e shtatë.

Joshua ishte, deri mbrëmë, kampioni i boksit në kategorinë e rëndë – çka i solli përfitime të mëdha dhe marrëveshje të çmendura sponsorizimi.

Pas kthimit në boksin profesional në vitin 2013, Joshua kishte fituar secilin nga 22 ndeshjet e tij pa atë të mbrëmshmen, duke përfshirë edhe atë ndaj rusit Aleksandrit Povetkin, në Wembley.

Ai ka fituar më shumë se 10 milionë funte nga secila prej katër luftërave të tij të fundit, të cilat kanë qenë në Wembley ose në stadiumin e Cardiffit.

Një përplasje e mundshme mes boksierit britanik dhe Deontay Wilder do i siguronte të parit një përfitimin prej 45 milionë funteve – shumë e përafërtë me atë që do fitonte nëse ndeshet me Tyson Furyn.

Sipas Forbes, AJ ka një vlerë totale neto prej rreth 30 milion funte, edhe pse disa raporte thonin se vlera e tij ishte 50 milionë funte.

Joshua ka marrëveshje sponsrizuese me Beats, Under Armor dhe Hugo Boss ndër të tjera, derisa dje ishte humbja e parë në karrierën e tij.

Megjithatë, humbja e djeshme nuk pritet të ketë ndikim të madh në financat e Anthony Joshuas, i cili vlen gjashtë herë më shumë se sa kundërshtari i mbrëmshëm, Andy Ruiz Jr.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...