Pak ditë pasi Andy Ruiz Jr e tronditi botën e boksit duke e rrahur Anthony Joshuan në meçin për tre titujt e botës në kategorinë e rëndë, IBF, WBO dhe WBA, kanë nisur teoritë konspirative.
Boksieri amerikan i lindur në Meksikë, Ruiz shkaktoi njërën prej tronditjeve më të mëdha në histori të kategorisë së rëndë të boksit kur ia mori Joshuas titujt IBF, WBO dhe WBA në meçin e së shtunës në Nju Jork.
Ruiz u bë meksikani i parë kampion i botës pasi e rrahu Joshuan duke e rrëzuar katër herë para se gjyqtari ta ndërpriste meçin në rundin e shtatë.
Just look at Anthony Joshua before the Andy Ruiz Jr fight. Something was definitely wrong ?pic.twitter.com/WkNSYkzuoy
— GiveMeSport Boxing (@GMSBoxing) June 3, 2019
Joshua nuk u duk asnjëherë në rregull gjatë meçit, siç dëshmojnë edhe pamjet para dhe gjatë tij.
Veprimet e britanikut ishin të çuditshme, mezi lëvizte dhe madje u duk paksa i trullosur ende pa rënë kambana e fillimit të meçit.
Në një video të publikuar së fundmi, Joshua nuk duket i 100% i gatshëm në qoshen e tij para meçit. Njëri prej anëtarëve të ekipit të tij shihet duke ia mbajtur kokën me dorë tërë kohën.