5 arsye pse duhet të shihni UFC 238: Cejudo vs. Moraes këtë fundjavë - Bota Sot
5 arsye pse duhet të shihni UFC 238: Cejudo vs. Moraes këtë fundjavë

Boksi

5 arsye pse duhet të shihni UFC 238: Cejudo vs. Moraes këtë fundjavë

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 09:03
Ilustrim

Evenimenti i tretë “pay-per-view” i UFC që do të transmetohet në ESPN+ duket si më i miri deri tani. Me dy ndeshje për titull, që do të shoqërohen nga disa sfida tepër interesante, UFC 238 është ëndrra e çdo tifozi të arteve marciale mikse. 

UFC 238 do të zhvillohet ditën e shtunë, më 8 qershor, në United Center të Çikagos. Më poshtë keni pesë arsyet pse nuk duhet ta humbisni këtë eveniment. 

Evenimenti kryesor i tifozëve të zjarrtë

Megjithëse do të zhvillohet përpara dy ndeshjeve të titullit, supersfida e vërtetë e UFC 238 do të jetë ajo mes Tony Ferguson dhe Donald “Cowboy” Cerrone. Ferguson është pesha e lehtë më e rrezikshme në UFC, ndërsa Cerrone ka nisur misionin e tij për të fituar titullin kampion. Është thuajse e sigurt se ai që do të fitojë të shtunën do të ndeshet ndaj fituesit të Nurmagomedov vs. Poirier për titullin. Ferguson dhe Cerrone janë dy ndër luftëtarët më të preferuar të tifozëve për shkak të spektaklit që japin në kafaz dhe kjo është një ëndërr që bëhet realitet për të gjithë. 

Një ndeshje titulli e nivelit të lartë në peshën bantam 

Me Demetrious Jonson të larguar dhe TJ Dillashaw të pezulluar, Henry Cejudo dhe Marlon Moraes do të ndeshen për titullin kampion të peshës bantam. Cejudo mposhti Dillashaw një peshë më poshtë pas vetëm 32 sekondave dhe kishte premtuar se do të ngjitej sipër për të fituar një tjetër titull. Braziliani Moraes ka fituar tre ndeshjet e fundit në mënyrë spektakolare dhe tani ka mundësinë të fitojë titullin e UFC për të parën herë në karrierën e tij. 

Petr Yan do të ndeshet ndaj Jimmie Rivera

Për një luftëtar i cili akoma nuk është shfaqur në një poster të UFC, Yan ka tërhequr vëmendjen e shumë fansave rreth e qark botës. Yan iu bashku UFC në qershor të vitit 2018 dhe që prej atij momenti ka fituar katër ndeshje radhazi. kur të futet në kafaz ndaj Jimmie Rivera-s të shtunën, ai do të ketë konkurruar pesë herë brenda një viti. Rivera do të jetë një kundërshtar i vështirë për Yan në peshën bantam. Fituesi i kësaj sfide mund të ndeshet për titullin herën e ardhshme. 

A do të arrijë Jessica Eye të bëjë të pamundurën? 

Jo shumë njerëz i kanë dhënë shanse për fitore Jessica Eye në ndeshjen e peshës flutur të femrave ndaj Valentina Schevchenko këtë fundjavë. Kampionia Shevchenko konsiderohet si një nga luftëtaret më të rrezikshme të planetit dhe e kompletuar në çdo aspekt. Megjithatë, gjëra të çuditshme gjithmonë kanë ndodhur në botën e arteve marciale dhe mbase do të shohim një tjetër rezultat befasues. 

Shumë ndeshje të  bukura

Përveç katër sfidave kryesore, edhe ndeshjet e tjera pritet të jenë interesante. Strategjia e UFC është e qartë, mbushe sa më shumë të jetë e mundur fundjavën me ndeshje interesante për t’i tërhequr vëmendjen tifozëve dhe për t’i bindur të blejnë ndeshjet e pay-per-view më pas. Më poshtë keni listën e përballjeve që do të shfaqen falas në ESPN. 

Tatiana Suarez vs. Nina Ansaroff

Aljamain Sterling vs. Pedro Munhoz

Karolina Kowalkiewicz vs. Alexa Grasso

Ricardo Lamas vs. Calvin Kattar

Xiaonan Yan vs. Angela Hill

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...