Sot u zhvilluan gjysmëfinalet e turneut ndërkombëtar “Klokoçov” dhe në ring në 52 kg Fjolla Qunaj boksoi kundër boksieres polake Aneta Temich dhe bindshëm fitoi, u kualifikua për në finale.
Trajnerja Mariola Sallauka u nda e kënaqur me boksin që tregoi Qunaj dhe pret fitore edhe në finale nga Qunaj.
Drejtësinë në këtë turne ndërkombëtar po e ndan dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.