Joshua konfirmon revanshin me Ruiz Jr

Boksi

Joshua konfirmon revanshin me Ruiz Jr

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 18:49
Joshua konfirmon revanshin me Ruiz Jr

Boksieri Anthony Joshua ka bërë me dije se revanshi mes tij dhe meksikanit Andy Ruiz Jr do të zhvillohet në nëntor, pa konfirmuar një datë të saktë dhe vendin se ku do të zhvillohet kjo sfidë.

Përballja e parë u zhvillua më 1 qershor në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut, me Ruiz që befasoi të gjithë.

Ai mundi me “KO teknik” në raundin e shtatë britanikun, duke i marrë titujt kampionë bote në peshën e rëndë (kategoritë IBF, WBO dhe WBA).

Mediat britanike konfirmojnë gjithashtu se Joshua do të vazhdojë të punojë me trajnerin Rob McCracken, por ky bashkëpunim mund të ndërpritet në rast se ai do të humbasë edhe revanshin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat