U zhvillua spektakël i vërtetë nga SPF Federata - Bota Sot
U zhvillua spektakël i vërtetë nga SPF Federata

Boksi

U zhvillua spektakël i vërtetë nga SPF Federata

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 19:33
U zhvillua spektakël i vërtetë nga SPF Federata

Në Winterthur të Zvicrës gjatë fundjavës së kaluar u zhvillua me sukses eveniment i madh i sporteve luftarake “ICF OpenAir Fight Night 2” ky organizator sërish është shoqata humanitare – ICF, por sivjet u prezantua edhe nga agjencia për punësim “All in One – Personal AG” që njëherit ishte edhe  mbështetësi kryesor i këtij spektakli.

U zhvilluan 21 përballje duke filluar nga nivelet e ulëta tek fëmijët e deri tek ato A klasë ku pati ndeshje të fuqishme për titull Evrope dhe bote.

Përballja për titull Evrope ndërmjet Kosovar Kicaj dhe Aleksandar Kallashi që u prit me padurim për fat të keq nuk e priti fundit pasi Kallashi nuk deshi ta vazhdoj raundin e tretë dhe falënderoi organizatorin Mustaf Kicaj dhe menaxherin e tij, Avdyl Salihu. Ndeshja tjetër e shumë pritur për titull bote ndërmjet Ervis Bicit dhe serbit Luka Koledar u anulua pasi shqiptari ishte me probleme virusale dhe me stomak andaj pas konsultimeve me mjekun, federata e SPF nuk ia lejoj qe Bicit të ngjitet në ring për shkaqe sigurie shëndetësore.

Cekim se nga luftëtarët shqiptar, Bashkim Selmani pa probleme të mëdha korri fitore ndaj serbit, Vanja Dimitrov, kurse për titull bote ishte i pafati shqiptari Manol Marashi ndaj zviceranit , Rico Giger. Triumfe të sigurta patën edhe Bledor Dakaj ndaj maqedonasit, Borce Ivanovski i cili theu dorën si dhe Florim Zendeli i cili në raundin e parë e detyroi serbin, Djorde Rajic, të dorëzoi ndeshjen. Presidenti i federatës, Mustaf Kicaj në fund u shpreh i kënaqur me gjithë atë që u zhvillua në ringun e Winterthurit duke përjashtuar disa momente.

“Të them drejtën jam i kënaqur me paraqitjen e luftarve dhe luftërave të treguara në këtë eveniment duke përjashtuar disa momente nga luftëtarët serb që nuk u treguan edhe aq të fuqishëm. Ata në të ardhmen sërish do ti ftojmë por sigurisht duke i fut në nivele më të ulëta.

Ka pasur edhe një ndeshje që u desh ta anuloj pasi Ervis Bici nuk ishte i gatshëm me shëndet që të përballet për titull bote me serbin Luka Koledar. Sa i përket shikushmërisë edhe në këtë pjesë jam i kënaqur pasi ka pasur shumë dashamirë të sportit që kanë ardhur dhe e kanë mbështet gallën  por edhe vet sportistët” , deklaroi Kicaj. Ai shtoi se së shpejti do ta paraqes edhe datën e spektaklit të ardhshëm.

Cekim se një pjesë e parave të mbledhura nga tiketat dhe nga donacionet u ndanë spitalit të fëmijëve në Cyrih dhe një pjesë për persona me nevoja në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...