Lajm i jashtëzakonshëm për boksin e Kosovës: Ky boksier i ri mposht bindshëm italianin Mangiacapre, kalon në çerekfinale të Minsk 2019 - Bota Sot
Lajm i jashtëzakonshëm për boksin e Kosovës: Ky boksier i ri mposht bindshëm italianin Mangiacapre, kalon në çerekfinale të Minsk 2019

Boksi

Lajm i jashtëzakonshëm për boksin e Kosovës: Ky boksier i ri mposht bindshëm italianin Mangiacapre, kalon në çerekfinale të Minsk 2019

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 20:22
Patriot Behrami

Boksieri i ri nga Kosova, Patriot Behrami ka fituar ndeshjen e radhës dhe ka kaluar në çerekfinale në Lojërat Evropiane ‘Minsk 2019″

Patriot Behrami ka kaluar në çerekfinale të Lojërave Evropiane që po zhvillohen në Minsk të Bjellorusisë.

Djaloshi i ri nga Kosova ka fituar përballjen ndaj italianit, Vincenzo Mangiacapre, i cili ishte medalist i bronztë në Lojërat Olimpike Londra 2012.

Ishin gjyqtarët që vendosën për fitoren e djaloshit nga Kosova.

Boksieri jonë u tregua i talentuar dhe i fortë edhe në ndeshjen e parë ku shënoi fitore bindëse ndaj kroatit Marko Zheljko.

Në këtë ndeshe, Patrioti triumfoi 4:0, në kategorinë deri në 69 kilogramë, duke e detyruar disa herë gjyqtarin të numërojë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...