Khan tregon se me kë do të del në ring

Boksi

Khan tregon se me kë do të del në ring

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 11:25
Khan tregon se me kë do të del në ring

Boksieri britanik Amir Khan, ish-kampion bote në peshën “welter” (pesha 63-67kg) do të duelojë më 12 korrik ndaj indianit Neeraj Goyat, sfidë që do të zhvillohet në Arabinë Saudite. Gjithsesi, britaniku po mendon për të ardhmen.

Në një deklaratë për mediat të dhënë sot, Khan tha se ka rënë parimisht dakord për t’u përballur më 9 nëntor ndaj legjendës Manny Pacquiao. Gjithsesi, kjo përballje do të zhvillohet vetëm nëse dy boksierët do të fitojnë sfidat e radhës.

Më 20 korrik do të duelojë edhe Manny Pacquiao, që do të mbrojë titullin kampion bote të peshës “welter (kategoria WBO) ndaj amerikanit Keith Thurman (në Las Vegas).

“Më në fund kjo sfidë do të ndodhë, - tha Khan për “Yahoo Sports”. – shpresoj që Manny të fitojë duelin ndaj Thurman dhe më pas të shohim se si do të rrjedhin ngjarjet. Në fund të këtij viti dua të zhvilloj këtë duel të madh për titullin kampion. Ka shumë gjasa që me Manny të duelojmë këtu, në Arabinë Saudite. Nëse nuk nuk do të jetë gati për këtë vit, do ta pres deri në janar”, tha Khan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat