Bogujevci: 'Bota sot’ i jep hapësirë shumë të madhe sportit

Boksi

Bogujevci: 'Bota sot’ i jep hapësirë shumë të madhe sportit

Nga: K. G. Më: 26 qershor 2019 Në ora: 14:12
Bogujevci: Bota sot’ ka qenë dhe është shumë korrekte

Mehmet Bogujevci, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, nënkampion bote në vitin 1978 në boksin amator, ka fjalë të mëdha.

“‘Bota sot’ ka qenë shumë korrekte,  aktive në përcjelljen e shumë garave edhe para dhe pasluftës, në afirmimin e sportit në përgjithësi.

Para lufte ka punuar shumë në propagandimin e sportit, prapë pas luftës është prej gazetave që i jep hapësirë shumë të madhe sportit, është e mirë që sportit t’i jepet edhe më shumë hapësirë, sidomos të rinjve e të rejave.

Sepse në trupin e shëndosh është edhe mendja e shëndosh. Duhet të merren sa më shumë me aktivitete sportive posaçërisht rinia, por edhe të moshuarit”, tha Bogujevci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat