Haye tregon disavantazhin e Joshua kundër Andy Ruiz - Bota Sot
Haye tregon disavantazhin e Joshua kundër Andy Ruiz

Boksi

Haye tregon disavantazhin e Joshua kundër Andy Ruiz

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 06:31
Anthony Joshua

Ylli britanik i boksit, David Haye, ka dhënë mendimin e tij në atë se çka i jep disavantazh Joshuas kundër Andy Ruiz JR.

Andy Ruiz ishte boksieri që bëri befasinë më të këndshme në vitet e fundit në boks, duke triumfuar kundër Anthony Joshua, për të rrëmbyer titujt e kampionit.

Në marrëveshjen e parë të arritur, ishte përfshirë edhe çështja e revanshit, për të cilin tashmë boksierët kanë filluar përgatitjet.

Përkundër stërvitjeve të forta të AJ, Haye beson se britaniku ka një disavantazh të madh kundrejt meksikanit.

“Joshua është një atlet suprem. Fizikisht, ai është më i miri nga kategoria e rëndë. Por, eksperienca e tij në boks është e limituar krahasuar me Andy Ruiz, dhe ti nuk mund të fitosh 10 vite eksperiencë në boks, në një kamp stërvitor, pa marrë parasysh kush është trajneri juaj” ka thënë Haye për ‘Daily Star’.

Joshua është i vendosur që të përballet në një revansh me Ruiz, ku synon të rikthej titujt e humbur. Mbetet të shihet nëse ai do t’ia arrijë synimit të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...