Tyson Fury tregon se si Klitschko tentoi trike të pista kundër tij

Boksi

Tyson Fury tregon se si Klitschko tentoi trike të pista kundër tij

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 21:31
Tyson Fury, ka zbuluar detaje interesante rreth duelit të dikurshëm me Wladimir Klitschko

Boksieri i cili po konsiderohet si më i miri i peshave të rënda në boks, Tyson Fury, ka zbuluar detaje interesante rreth duelit të dikurshëm me Wladimir Klitschko.

Klitschko që asokohe ishte kampion bote i unifikuar, mposhtej nga Fury, madje duke u dukur si një i vogël në ring.

Gjithsesi, sipas fjalëve të Fury, ukrainasi kishte tentuar të gjitha gjërat për të triumfuar, madje edhe trike të pista.

“Klitschko ishte kampion dhe ka bërë karrierë të mirë, por si person, nuk kam fare respekt për të. Ai është mashtrues dhe xheloz” ka thënë Fury.

“Kur unë boksova kundër tij, ishte hera e parë që dueloja në atë rang, dhe shihesha ‘outsider’ duke u kuotuar me 10/1”.

“Ai filloi me shumë detaje duke thënë se nuk kisha peshën e duhur, dhe plotë gënjeshtra të tjera duke u munduar që të luante me nervat e mia” ka shtuar ndër të tjerash britaniku.

Tutje ai ka zbuluar edhe të tjera,  duke thënë se edhe dorezat i ishin ndërruar nga ato që kishte porositur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat