Keta beson te Feriti: Me shqiptarë edhe serbë kurrë nuk kam dashur të matem - Bota Sot
Keta beson te Feriti: Me shqiptarë edhe serbë kurrë nuk kam dashur të matem

Boksi

Keta beson te Feriti: Me shqiptarë edhe serbë kurrë nuk kam dashur të matem

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 12:33
Keta beson te Feriti: Me shqiptarë edhe serbë kurrë nuk kam dashur të matem

Boksieri shqiptar Ferit Keta, 12 fitore dhe asnjë humbje në ring, do të duelojë të shtunën ndaj serbit Slavolub Mitiq (10 fitore e 9 humbje) në peshën “cruiserweight” (pesha deri 90 kg). Dueli mes dy boksierëve do të zhvillohet në Maltë dhe është sfida kryesore e eventit “Summer Showdown”, shkruan Telesport.al.

Organizatori i këtij eventi, Demis Tonna, u shpreh se zgjedhja e Ketës nuk është e rastësishme, pasi shqiptari është një boksier i pamposhtur në ring. Pavarësisht se ftesa për të marrë pjesë në këtë event mbërriti vonë, Keta është gati për sfidën e radhës.“Jam gati. Jam sportist në jetën e përditshme dhe luftëtar në ring.

Duke dëgjuar këshillat e vëllait tim Ismail Keta do t’ia dal mbanë ta kaloj me sukses edhe këtë sfidë”, tha Ferit Keta, 30 vjeç, që njihet me nofkën “Soldier” (Ushtari). Edhe Ismail Keta beson te Feriti: “Me shqiptarë edhe serbë kurrë nuk kam dashur të matem, por ja që kjo e fundit të zë.

Unë kam besim shumë te shpirti luftarak dhe qetësia e Feritit në ring, prandaj e pranova sfidën dhe besoj se do t’i nderojmë shqiptarët të shtunën, më 27 korrik”.

Sfida parashikohet të nisë në orën 23:00 të së shtunës (27 korrik).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...