Fiks 30 ditë nga meçi Mazrekaj dhe djali i Arkanit, a ka zhvillime të reja? - Bota Sot
Fiks 30 ditë nga meçi Mazrekaj dhe djali i Arkanit, a ka zhvillime të reja?

Boksi

Fiks 30 ditë nga meçi Mazrekaj dhe djali i Arkanit, a ka zhvillime të reja?

Nga: Kemajl Goca Më: 30 korrik 2019 Në ora: 12:10
Fiks 30 ditë nga meçi Mazrekaj dhe djali i Arkanit, a ka zhvillime të reja?

Muaj korrik po përfundon me ditën e nesërme dhe mbesin fiks 30 ditë nga meçi i paraparë mes boksierit të Republikës së Kosovës, Petrit Mazrekajt dhe serbit Velko Razhnjatoviq, djalit të kriminelit Arkan (Zhelkos). 

Ditët e fundit është një heshtje e thellë, sidomos nga djali i Arkanit, duke se ai po i shmanget këtij meçi, sepse nuk sheh alternativë tjetër pos të boksojë në Beograd!

Mazrekaj disa herë i ka kërkuar që kudo të boksojnë, por jo në Beograd, për faktin se në kryeqytetin serb nuk ka kurrfarë sigurie.

Mbetet të shihet në ditët në vijim a do të ketë negociata dhe përparime në këtë aspekt që meçi të zhvillohet diku në Evropë.

Asgjë nuk ka deri me tash, gjërat janë heshtur dhe gjasat janë që meçi të shtyhet ose edhe të dështojë krejtësisht.   

Duket se djali i Arkan nuk ka disponim për meç, të paktën të boksojë jashtë Beogradit!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...