Arben Shemallari kundër boshnjakut - Bota Sot
Arben Shemallari kundër boshnjakut

Boksi

Arben Shemallari kundër boshnjakut

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 12:30
Arben Shemallari kundër boshnjakut

Arben Shemallari (ArenaRing BoxPromotion)” ka zyrtarizuar ndeshjen e tij të katërt në boksin profesionist, kurse kundërshtar i tij i ardhshëm do të jetë boshnjaku Adnan Haxhihajdiq, këtë e zbulon menaxheri i Arbenit, Avdyl Salihu duke shtuar se pret fitoren e radhës për boksierin e tij.

“Më 21 shtator Beni do të ndeshet sërish, mirëpo tani në Karlsruhe kundër boshnjakut me përvojë Adnan Hadzihajdic i cili ka 26 ndeshje në boksin profesionist. Ne si staf kemi besim tek boksieri ynë andaj edhe presim fitoren e radhës”, deklaroi Salihu.

Nga ana tjetër, Shemallari tha se përveç triumfit nuk mendon për asgjë tyjetër. “Jam duke u përgatit maksimalisht për këtë duel sepse e di se do jetë një përballje e vështirë.

Jam i motivuar dhe besoj se do arrij deri tek triumfi”, deklaro Shemallari. Cekim se Shemallari deri tani ka zhvilluar tre ndeshje ne boksin profesionist dhe në të gjitha ka arritur fitore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...