Aziz Salihu: O Ramadan Selimi, kurrë se kishe pa me sy mos të isha unë, sot ishe në shtëpi

Boksi

Aziz Salihu: O Ramadan Selimi, kurrë se kishe pa me sy mos të isha unë, sot ishe në shtëpi

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shtator 2019 Në ora: 12:06
Azizi kur ishe në olimpiadë

Sportisti i Shekullit, Aziz Salihu, është i revoltuar tepër me deklaratën e fundit të Ramadan Selimit, kryetar i Federatës së Boksit të Kosovës, kur thotë: Ka kaluar koha e paketave.

“Ramadan, marre për ty, at ditë i humba kolegët e mi, që i kisha si vëllezër, që të votova dhe të shpëtova me votat e mija, se sot nuk ishe president federate. Fola mirë për Ty dhe krejt Kosova e shqiptaria nuk lanë gjë pa me thënë e pa me sha, se kush është Ramadan Selimi mu bë kryetar e kur u marr me sport.

Është që 20 vjet në boks, që ke afër vetes disa spiun në federatë, që i di edhe vet kush janë ata, që kanë bashkëpunuar disa prej tyre edhe me regjimin e Beogradit. 
Kolegët e mi, Prishtina si klub, ish boksierët që sot u desh me qenë 5-6 prej tyre në federatë, sepse e meritojnë dhe janë emra të mëdhenj, nuk janë aty, kurse ju dikur me keni shikuar në TV, nëse ke pasur Tv.

Ramadan, unë kam bë punë burrërisht, kam organizuar turne në afër 15 shtete, që kurrë Ju se kishit pa Belgjikën as ndër okupim dhe as kështu. 
Ke marr pjesë si kryetar në Belgjikë e unë si selektor, ke hangër e ke pi në hotele, ke dal në ring tu lavdëru dhe unë t’i kam kryer krejt ato shpenzime, të kam ba njeri dhe marre për Ty me thënë Azizi i keq.

Dhjetë ditë prej xhepit i kam hequr shpenzimet dhe Ju asgjë nuk keni bërë. 36 pasaporta vet i kam rregulluar dhe ju si federatë as keni bërë mundin. A është marre një njeri, që i ka ruajt bullicat, dhe un kam shkuar tri herë në olimpiadë, të më akuzon mua. Iu pyes cili është më i madhi: ai që i ka ruajt bullicat a unë që jam fitues i medaljes olimpike. A është marre për ty të thuash fjalë të këqija për mu, që mos të isha unë sot, nuk ishe kryetar. E di gjendjen time, nuk kam banesë, as gjë nuk kam, ju keni pasuri të madhe.

Të kam nderuar edhe të kam bë kryetar, në vendin tim ke hyrë në Komitet Olimpik që  se meriton dhe unë e kam themeluar, e ty çka të duhet reklama. Po me vjen keq prej familjes tuaj që e ke një familje shembullore, e Ramadani me më poshtërua e me thënë ka kaluar koha e paketave.  Unë e kam mbajtur tri herë turneun ndërkombëtar Adem Jashari, e kisha mbi 4 mijë veta në sallë, unë e kam themeluar, ndërsa Ju nuk keni as 100 veta tash. Më i madhi jam në Kosovë, jam sportist i shekullit, kam mbajtur mbi 50 turne si brenda jashtë dhe në vend.

Ramadan, çfarë ki me mua? Dhe është marre për ty që rri me ata që i ki rreth vetes në federatë. Krejt koleg e mi nuk me folin me mu që ta dhash votën. Duhesh mu gëzua Ramadan që unë me u bë drejtor dhe jo me thënë njeriu i paketave. Si Besim Hasani si Ramadani Selimi jeni njëjtë, një kopje. Marre iu koftë, të kam dhënë rastin me ndejt me mu dhe sot po me keqpërdorë mirësinë. Çka ka bërë Azizi në kohën e okupimit, që e din sa e sa herë e ka sulmua Serbia, e ku ke Ti në vitin 1991”, i kundërpërgjigjet Aziz Salihu Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat