Jakaj nuk di për humbje - Bota Sot
Jakaj nuk di për humbje

Boksi

Jakaj nuk di për humbje

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 13:29
Jakaj nuk di për humbje

Shqiptari që jeton dhe vepron në Austri, Bernardin Jakaj ka arritur edhe fitoren e tij të tetë me radhë në boksin profesionist, kurse kësaj radhe viktimë e tij ka qen gjeorgjiani, 30 vjeçar, Mikheil Khutsishvili të cilin e mposhti me pikë pas gjashtë rundeve.

Ndryshe, kualiteti i tij dhe kundërshtarit të tij u vërejt nga fillimi mirëpo gjeorgjiani ishte i qëndrueshëm dhe duronte goditjet e fuqishme të Jakaj.

Jakaj deri në fund të vitit planifikon të ketë edhe një ndeshje, kurse vitin tjetër ai pritet të ndeshet edhe në ringun e Kosovës ku fansat do kenë mundësi ta ndjekin atë nga afër, transmeton “ArenaRing”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...