Aziz Salihu flet për një televizion serb, i çuditë me një deklaratë  - Bota Sot
Aziz Salihu flet për një televizion serb, i çuditë me një deklaratë 

Boksi

Aziz Salihu flet për një televizion serb, i çuditë me një deklaratë 

Nga: Kemajl Goca Më: 20 tetor 2019 Në ora: 13:06
Aziz Salihu flet për një televizion serb, i çuditë me një deklaratë 

Aziz Salihu, legjenda e boksit të Kosovës, si gjithmonë i pranishëm në media jo vetëm në Republikën e Kosovës por edhe në ato të Serbisë.

Salihu i ka treguar një televizionit serb, se kush ishte dhe çfarë emri i madh ka qenë dhe në anën tjetër, që tri herë ka marr pjesë në Lojërat Olimpike, si dhe është fitues i medaljes së bronztë olimpike. 

Salihu ka çuditur me një deklaratë edhe gazetarin serb, kur i thotë se i mbetet merak që një herë nuk doli në ring me Mate Parllovin.

“Unë do ta rrahja Parllovin, por ata nuk më dhanë asnjëherë rastin”, kështu ka thënë mes të tjera Salihu, duke puditur gazetarin. ‘Zizi’ mburret deri në pikën e fundit me të arriturat e tija dhe e vlerëson veten se është i vetmi mashkull, pra si mashkull, që ka medalje olimpike nga Kosova në ish Jugosllavi.

Nëse e shihni në video, absolutisht të befason Salihu, se sa rrjedhshëm e flet gjuhën serbe, madje edhe pa gabime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat