Andy Ruiz JR po vazhdon ndryshimin e madh me trupin e tij, para revanshit me Joshua - Bota Sot
Andy Ruiz JR po vazhdon ndryshimin e madh me trupin e tij, para revanshit me Joshua

Boksi

Andy Ruiz JR po vazhdon ndryshimin e madh me trupin e tij, para revanshit me Joshua

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 23:40
Foto ilustrim

Andy Ruiz JR do të ketë një nga duelet më të rëndësishme të karrierës së tij në muajin dhjetor.

Ruiz do të zhvillojë revanshin me Anthony Joshua, me synimin për të ruajtur titujt e fituar nga dueli i parë i ndërsjellë.

Meksikani befasoi të gjithë me triumfin e tij në duelin e parë, duke pasur parasysh edhe fizikun e tij krahasuar me atë të Joshua.

Por, para revanshit, Ruiz është i vendosur që të duket krejtësisht ndryshe, duke humbur tashmë shumë kile të tepërta nga trupi i tij, për një ndryshim drrastik.

Një progres të tillë Ruiz e kishte paralajmëruar më herët gjatë tetorit, duke thënë se synon të heq rreth 10 kilogramë.

Synimi i meksikanit është të shtohet shpejtësia tek këmbët dhe duart e tij. Më poshtë mund të shihni një fotografi se si duket trupi i Ruiz së fundmi.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat