Ruiz gjen justifikimin, rrëfen arsyen e humbjes ndaj Joshua!

Boksi

Ruiz gjen justifikimin, rrëfen arsyen e humbjes ndaj Joshua!

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 10:27
Andy Ruiz Jr dhe Anthony Joshua

Andy Ruiz Jr nuk arriti të bënte një tjetër mrekulli ndaj Anthony Joshuas, teksa në “rematchin” mes tyre, doli i humbur nga përballja pas 12 raundeve.

Boksieri meksikan foli pas sfidës, ku u tregua i sinqertë, duke zbuluar arsyen e disfatës. Gjithashtu, Ruiz premtoi se nëse do të ketë një ndeshje të tretë mes tyre, ai do të jetë në formën e tij më të mirë.

“Shtova shumë në peshë! Nuk dua të gjej justifikime, ai fitoi. Nëse do të ketë një ndeshje të tretë do të jem në formën time më të mirë. Mendova se do të ndihesha më i fortë. U mundova ta stërvitja dhe ta përgatisja veten për këtë ndeshje. E ndoqa shumë strategjinë e tij dhe hezitova shumë”, përfundoi Ruiz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat