Salihu me Prishtinën në turneun ndërkombëtar humanitar në Tetovë 

Boksi

Salihu me Prishtinën në turneun ndërkombëtar humanitar në Tetovë 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 13:47
Salihu me Prishtinën në turneun ndërkombëtar humanitar në Tetovë 

Kryetari i klubit të boksit Prishtina, Aziz Salihu, njofton se janë të nderuar si klub me renome që janë ftuar në turneun ndërkombëtar në Tetovë, për t’i ndihmuar vëllezërit tanë nga Shqipëria, që pësuan nga tërmeti i fund nëntorit. Ai iu është mirënjohës klubit të boksit Shkëndija nga Tetova.

“Është kënaqësi që më ka ftuar Tetova për të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar humanitar, që mjetet të cilat mblidhen do të shkojnë për në Shqipëri.

Turneu mbahet nesër në orën 14.00 në qytetin e Tetovës, që organizohet nga klubi i boksit Shkëndija,. Për ne si klub me renome është kënaqësi që të jemi në këtë turne, që ka qëllimin për t’i ndihmuar vëllezërit tanë që pësuan nga tërmeti i fundit.
Ne marrim pjesë me dy boksierë Dionis Gashi (75 kg) dhe Veron Sejdiu (69 kg).

Me kanë premtuar ndihmë financiare për turneun në Tetovë por askush nuk më ndihmoi. Si gjithmonë kur është në pyetje populli shqiptar futem borxh dhe jam pjesëmarrës i këtyre ngjarjeve humanitare. Emri i Prishtinës është i madh, e ka njohur krejt bota dhe e ka prezantuar Kosovën në mënyrën më të mirë. Me këta boksierë që marrim pjesë nuk do të koritem”, tha Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat