Lama udhëton për në turneun ndërkombëtar - Bota Sot
Lama udhëton për në turneun ndërkombëtar

Boksi

Lama udhëton për në turneun ndërkombëtar

Më: 17 janar 2020 Në ora: 15:44
Lama udhëton për në turneun ndërkombëtar

Boksieri ynë i njohur, Jasin Lama, fitues i Gongut të artë, do të marrë pjesë në turneun më të madh evropian, i 71-ti me radhë “Strandja”, i cili nga 20-26 janar 2020 do të mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Në këtë turne do të mrrin pjesë më shumë se 300 boksierë nga 30 vende, të cilët kanë dorëzuar aplikime për pjesëëmarrje në “Strandja kup”.

Gara më e vjetër e boksit në Evropë fillon të martën dhe do të zgasë deri të shtunën.

Ky turne është i mirëseardhur per boksierin tonë, para turneut kualifikues europian që do të mbahet në Londër nga 13-24 mars 2020 dhe që është kualifikues për në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat