Zbulohen kundërshtarët potencialë të McGregor pas duelit ndaj Cerrone - Bota Sot
Zbulohen kundërshtarët potencialë të McGregor pas duelit ndaj Cerrone

Boksi

Zbulohen kundërshtarët potencialë të McGregor pas duelit ndaj Cerrone

Më: 18 janar 2020 Në ora: 19:14
Conor McGregor

Conor McGregor rikthehet në tetëkëndësh në orët e hershme të mëngjesit të të dielës me kohën tonë. Donald Cerrone është kundërshtari i tij.

Irlandezi tashmë ka filluar të mendojë edhe për planet pas këtij meçi. Pas këtij dueli, atij më së shumti do t’i pëlqente përballja ndaj Jorge Masvidal sesa të luftojë për titullin në peshat e mesme të lehta ndaj Kamaru Usman.

Sidoqoftë, kur është pyetur se cilin kundërshtar do ta preferonte, ylli nga Dublini është shprehur i hapur për të dytë.

“E arta (titulli) ka rëndësi më të madhe. Janë duele më interesante, por unë mendoj se më entuziazmues do të ishte meçi ndaj Jorge. Do të shohim se çfarë do të ndodhë, po më pëlqen në kategorinë e mesme të lehtë”, ka deklaruar McGregor.

Ndryshe, dueli i Conor ndaj amerikanit Cerrone është i pari pas 15 muajsh, kur kihet parasysh se meçin e fundit e ka zhvilluar në tetor 2018 në kuadër të ‘UFC 229’.

Ish-kampioni i dyfishtë do ta kërkojë fitoren e parë brenda tri vitesh, në mënyrë që të rikthehen te fitoret. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat