Emri i madh i boksit çartet, ka dy fjalë për Albin Kurtin dhe një thënie të çuditshme!

Boksi

Emri i madh i boksit çartet, ka dy fjalë për Albin Kurtin dhe një thënie të çuditshme!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shkurt 2020 Në ora: 15:49
Fatmir Makolli

Ish boksieri i mirënjohur, Fatmir Makolli, është në festë të madhe pas formimit të Qeverisë së Kosovës, uron kryeministrin e ri Albin Kurti, uron kryetaren e re të Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.  

“Urime Kosovë, për herën e parë u çlirove! Urime VV, urime LDK. Ishalla e mbara iu prinë, tash u çlirua Kosova përnjëmend. 

Përgëzoj Glauk Konjufcën për sakrificën, përgëzoj Agim Veliun si ministër i punëve të brendshme,  përgëzoj Antoni Qunin - atdhetarin e madh, përgëzoj Behxhet Pacollin për veprimin e madh që votoi Qeverinë Kurti dhe gjithë ata që e votuan Qeverinë”, tha Makolli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Makolli i takon gjeneratës së artë të klubit të boksit Prishtina, pesë herë kampion dhe gjashtë nënkampion i ish Jugosllavisë. Ai në vitin 1987 zuri vendin e tretë në Kupën Botërore në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat