Shemallari nuk ndalet

Boksi

Shemallari nuk ndalet

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 12:42
Shemallari nuk ndalet

Boksieri i “ArenaRing Management Promotion”, Arben Shemallari ka filluar sezonin e ri me një fitore shumë të rëndësishme ndaj boksierit bullgar, Samuil Dimitrov.

Dhe kështu ai ka shënuar një rekord pozitiv prej 7 fitoreve në boksin profesionist duke mos pësuar asnjëherë. Këto suksese sipas Bennit po vijnë pas bashkëpunimit të madh që ka me menaxherin e tij, Avdyl Salihu dhe të gjithë ata që po e mbështesin. “Për ndeshjen me bullgarin kam qen shumë i përgatitur andaj edhe arrita ta fitoj të njejtën qysh në raundin e parë.

Falënderoi familjen time që më mbështet maksimalisht, sponsorët e mi që mi plotësojnë të gjitha kërkesat si dhe falënderim i veçante shkon për menaxherin tim, Avdyl Salihu i cili po bën një punë të shkëlqyer më mua dhe kjo po shihet nga rezultatet që po i shënojmë”, tha Shemallari, i cili beson shumë se sivjet do ti jepet mundësia të ndeshet për titull evropian.

“Me bisedën që kam pasur me menaxherin tim në plan është një ndeshje që do zhvillohet në Wiesbaden në muajin shtator e që e njejta do të jetë për titull WBF ose UBO, mirëpo vendimin do ta japin federatat përkatëse.

Shpresoj se deri në shtator do kem edhe dy ndeshje kurse më pas do të përgatitem për synimin më të madh në jetë e ai është titulli”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat