Zefi të shtunën pret fitore - Bota Sot
Zefi të shtunën pret fitore

Boksi

Zefi të shtunën pret fitore

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 10:24
Edmond Zefi e Muharrem Gjocaj

Më 29 shkurt në “Villa Miami Glattbrugg” të Cyrihut do të zhvillohet edhe një spektakël i boksit profesionist ku do paraqitet edhe boksieri me prejardhje nga Kosova por që jeton dhe vepron në Çeki, Edmond Zefi i cili do ti kryqëzoj dorëzat ndaj zviceranit, Cedrik Kassango.

Ai disa ditë ishte në përgatitje tek menaxheri i tij, Muharrem Gjocaj në Zvicër kurse më pas ka zhvilluar përgatitjet tek klubi i tij.

“Kanë mbetur edhe 6 ditë nga ndeshja kundër një boksieri me përvojë të madhe, por, unë ju falënderoj për përkrahjen e jashtëzakonshme e cila edhe kësaj radhe e di që nuk mungon dhe për mua është forcë për fitore bindëse.

Unë jam i përgatitur maksimalisht për të ju dëshmuar që jam një e ardhme e boksit dhe që përkushtimi dhe sukseset do të vazhdojnë”,tha Zefi duke falënderuar menaxherin e tij Gjocaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat