Mehmet Bogujevci në Zemun, po kush janë këta tjerët? - Bota Sot
Mehmet Bogujevci në Zemun, po kush janë këta tjerët?

Boksi

Mehmet Bogujevci në Zemun, po kush janë këta tjerët?

Nga: K. Goca Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 12:13
Bogujevci, Gagarin e Rile

Një fotografi e para 45 viteve, ku shihet edhe emri i madh i boksit tonë, Mehmet Bogujevci, ish anëtar i klubit me renome Prishtina, pesë herë kampion dhe gjashtë herë nënkampion i ish Jugosllavisë.  

Sipas asaj që shkruhet në faqen e Veselin Shqepanoviqit, Mehmet Bogujevci në vitin 1975, është shpall më i miri i garës, ndërsa Gagarin - BRSS, boksieri më i mirë i huaj dhe Rile - tekniku më i mirë.

Kjo garë është mbajtur në sallën në Zemun!

Ndryshe Bogujevci është nënkampion i botës në vitin 1978, sot është sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat