Wilder – Fury? Ja çka thotë Luan Krasniqi - Bota Sot
Wilder – Fury? Ja çka thotë Luan Krasniqi

Boksi

Wilder – Fury? Ja çka thotë Luan Krasniqi

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 13:24
Wilder – Fury

Ish-boksieri Luan Krasniqi nuk preferon një përballje të tretë mes Wilderit e Furyt.

Legjenda e boksit shqiptar Luan Krasniqi ka thënë se nuk do të preferonte të shihte një duel të tretë mes Deontay Wilderit e Tyson Furyt.

Dje u konfirmua se Wilderi ka kërkuar të aktivizojë klauzolën e rimeçit dhe kësisoj mund të ketë një meç të tretë.

Sipas Krasniqit, më mirë do të ishte të zhvillohej dueli unifikues i gjithë titujve të mëdhenj të peshës së rëndë në boks mes Furyt e Anthony Joshuas.

“Po flitet për një meç të tretë mes Tyson Furyt e Deontay Wilderit. Unë e di se shumë para mund të bëhen nga ky meç. Por, nga pikëpamja sportive, unë mendoj se nuk ka kuptim. Shumë më tepër do të preferoja të shihja menjëherë një luftë unifikuese mes Furyt dhe Anthony Joshuas”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat