'Mbulohet me ar' për t’u përballur sërish me Wilder ose Anthony Joshuan

Boksi

'Mbulohet me ar' për t’u përballur sërish me Wilder ose Anthony Joshuan

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 16:20
'Mbulohet me ar' për t’u përballur sërish me Wilder ose Anthony Joshuan

Vetëm pak ditë pasi mposhti Deontay Wilder në duelin për gjerdanin e artë të peshave të rënda në WBC, në Las Vegas, Tyson Fury merr një ofertë marramendëse. Për “Gypsy King”, siç etiketohet ndryshe boksieri britanik, janë ofruar plot 400 milionë stërlina (rreth 480 milionë euro), për t’u përballur me Deontay Wilder, në një tjetër sfidë revanshi, ose me Anthony Joshua.

Katër anëtarë të Familjes Mbretërore Saudite, duke përfshirë edhe Princin Khaled, ishin të pranishëm në “MGM Grand Arena”, në Las Vegas, për duelin e pak ditëve më parë. Ata do të ishin të gatshëm të paguanin shumën marramendëse që Fury të pranojë të ndeshet sërish.

Khaled, i deleguar nga Princi i Kurorës Mohamed bin Salman, është përgjegjës për organizimin e ngjarjeve kryesore sportive në Arabinë Saudite, që shërbejnë si vitrinë për zhvillimin e turizmit ndërkombëtar në vendin aziatik.

Tani planifikohet një seri luftimesh për Fury-n në stadiumin kombëtar; e para në tetor, e cila mund ta bëjë atë edhe më të pasur, por kundër kujt? Wilder pret që të jetë ai kundërshtari i Fury-t, për të “shkruar” pjesën e fundit të një trilogjie.

Princi Khaled ishte i ngarkuar të fliste me promovuesin e Joshuas, Eddie Hearn, me të cilin përgatiti luftën kundër Andy Ruiz Jr., që u zhvillua në Riad, në 7 dhjetor. “Diriyah Arena”, e ngritur në duna (u përdoren 300 tonë çelik) e që mbante 15 000 spektatorë, u ndërtua për vetëm një muaj e gjysmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat