Mësohet data e meçit të madh, ja kush duelon me Chisoran - Bota Sot
Mësohet data e meçit të madh, ja kush duelon me Chisoran

Boksi

Mësohet data e meçit të madh, ja kush duelon me Chisoran

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 17:33
Oleksandr Usyk

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, kampion i padiskutueshëm i botës në peshën “cruiserweight”, do të duelojë ndaj britanikut Dereck Chisora më 23 maj, në stadiumin “O2 Arena” të Londrës. Kjo përballje do të zhvillohet në peshën e rëndë, Divizion ku prej disa muajsh ka nisur të duelojë ukrainasi (17 fitore e asnjë humbje).

Sipas ESPN, marrëveshja është mbyllur dhe pritet të zyrtarizohet ditët në vijim. Fillimisht u mendua se sifda do të zhvillohej në mars, por u shty ëpër dy muaj.

Nëse Usyk do të mposhtë Chisoran, atëherë ka shanse të duelojë për titullin kampion bote në peshën e rëndë. Ukrainasi ishte i mandatuar nga WBO për të dueluar ndaj Anthony Joshua, por ky i fundit zgjodhi Pulev për sfidën e radhës.

Chisora, 32 fitore e 9 humbje në karrierën e tij, vjen nga tri fitore radhazi (Price, Gashi dhe Szpilka) dhe konsiderohet një rival i fortë për Usyk. Sfida do të zhvillohet në Britaninë e Madhe, ku pritet të ketë më shumë interes se në Amerikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat