Wilder po quhet ‘i çmendur’ për atë që i bëri trajnerit pasi ia dorëzoi meçin kundër Furyt - Bota Sot
Wilder po quhet ‘i çmendur’ për atë që i bëri trajnerit pasi ia dorëzoi meçin kundër Furyt

Boksi

Wilder po quhet ‘i çmendur’ për atë që i bëri trajnerit pasi ia dorëzoi meçin kundër Furyt

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 22:15
Wilder vs Fury

Pas humbjes së Tyson Furyt me TKO në Vegas fundjavën e kaluar, Deontay Wilder e la trajnerin e tij, Mark Breland të bllokuar jashtë zhveshtores dhe të përlotur.

Wilder mbeti i frustruar pasi Breland vendosi ta hedh peshqirin në ring gjatë rundit të shtatë, duke i dhënë fund meçit.

“Gypsy King” nokautoi dy herë Wilderin, me amerikanin që mbeti me gjakderdhje në vesh pas disa goditjeve nga britaniku.

Qartazi i shqetësuar për boksierin e tij, Breland dorëzoi ndeshjen duke e hedhur peshqirin, gjë që i kushtoi me shkarkim nga posti.

Gjithashtu është thënë se “bomberi i bronztë” i refuzoi atij hyrjen në zhveshtore.

“Mark Breland bëri gjënë e duhur, e përkrahi Mark Brelandin, një qenie njerëzore shumë e bukur,” tha ish-boksieri, Spencer Fearon.

“Mark Breland ishte jashtë zhveshtores duke qarë. Ai po qante sepse ëilder i tha se nuk mund të futej në zhveshtore.

“Ai është boksieri juaj, ju ndërtoni marrëdhënie personale, ju keni qenë me të gjatë gjithë kohës dhe ai iu thotë ‘jo, nuk mund të futeni në zhveshtore.’

“E shihni se sa mashtrues dhe të çmendur janë njerëzit? Dhe nuk do të përmirësohet.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat