Ja kur pritet të luftojnë dy kampionët e botës

Boksi

Ja kur pritet të luftojnë dy kampionët e botës

Më: 5 mars 2020 Në ora: 11:07
Ja kur pritet të luftojnë dy kampionët e botës

Menaxheri dhe promoteri i Joshuas, Eddie Hearn, është deklaruar për mediet angleze se marrëveshja për një duel në mes të dy britanezëve për të unifikuar brezat e kategorisë së rëndë pritet të ndodhë në muajin dhjetor.

Joshua është kampion i botës në WBA, IBF, WBO, pasi mposhti meksikanin Ruiz në Arabi Saudite ndërkohë Fury, fitoi ndaj Deontay Wilderin muajin e kaluar për ta fituar titullin në WBC.

Anthony Joshua fillimisht do të luftoj me bullgarin Pulev më 20 qershor.

Fury, ndërkohë, do të luftojë kundër Wilderit për herë të tretë këtë verë, pasi amerikani e aktivizoi klauzolën për rimeç, i cili do ta kompletojë trilogjinë mes tyre.

“Ne jemi të gatshëm ta mbyllim marrëveshjen dhe të vazhdojmë me caktimin e meçit për muajin dhjetor”, tha promoteri Hearn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat