Lata nuk duron më, para shpërthimit... - Bota Sot
Lata nuk duron më, para shpërthimit...

Boksi

Lata nuk duron më, para shpërthimit...

Nga: K. Goca Më: 5 mars 2020 Në ora: 19:51
Lata nuk duron më, para shpërthimit...

Zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, gjyqtar ndërkombëtar i boksit, ka bërë be, se më nuk e ka ndërmend të durojë në të ardhmen që të pamerituarit e të panjohurit, që t’ia humbin meritat, por do të dal publikisht e të tregojë për secilin se kush ishte.

Hidhërimi i Latës është plotësisht i drejtë duke e marrë parasysh se çfarë bagazhi ka, që nga koha kur ishte boksier e për të kishte shkruar edhe pak rreshta ‘Tempo” e Beogradit, si boksier me perspektivë në vitet e 80-ta e disa vite ka qenë edhe gjyqtar në ligën e dytë federative të ish Jugosllavisë.

Ai e ka një sekret shumë të fuqishëm, po e hapi sigurisht se një institucion do të rrëzohet apo do të shembet, do ta çojë në zgjedhje të reja.

Lata, është rrezik nëse shpërthen! Demolli vlerësohet shumë në rrafshin ndërkombëtar, por në Kosovës nuk ia dhanë hakun apo siç thotë një mik i tij, i hynë në hak profesionistit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat