Besarti dha maksimumin, por... - Bota Sot
Besarti dha maksimumin, por...

Boksi

Besarti dha maksimumin, por...

Më: 14 mars 2020 Në ora: 16:38
Besarti dha maksimumin, por...

Boksieri Besart Pireva është ndalur në meçin e parë kualifikues evropian për Lojërat Olimpike Tokio 2020, që po mbahet në Londër.

Shpresa Olimpike 2020 nga KOK, u mposht nga Andrei Vreme i Moldavisë, në kategorinë deri në 75 kilogramë.

Besarti dha maksimumin, mirëpo vendimi i gjyqtarëve ishte 3:2 në të mirë të moldavit.

Kujtojmë që sot Donjeta Sadiku e nisi mbarë turneun, duke shënuar fitore ndaj gjermanes Mita Kleinhans, kategoria – 60 kg.

Ndërsa nesër garojnë Patriot Behrami dhe Shpëtim Bajoku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat