Mane dhe Reali - Bota Sot
Mane dhe Reali

Boksi

Mane dhe Reali

Më: 15 mars 2020 Në ora: 09:57
Mane dhe Reali

Real Madrid kanë vënë në shënjestër yllin e Liverpool, Mane.

Sadio Mane është emri që prinë listën e dëshirave të Real Madrid, para merkatos së verës.

Një ofertë prej 140 milionë funteve mund ta bëjë skuadrën nga ‘Anfield’ që të heq dorë nga kartoni i senegalezit.

‘Mirror’ shkruan se Mane është top shënjestra e ‘Los Blancos’ për merkaton dhe një ofertë e tillë mund të pritet.

Liverpool nuk duan ta shesin lojtarin, i cili ka qenë vital për klubin në vitet e fundit.

Por, në Madrid besojnë se oferta prej 140 milionë funteve mund të ndante rrugët e Mane dhe Liverpool.

Mbetet të shihet nëse merkatoja e verës do të na sjell këtë mega-transferim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat