Demolli hallakatet, ja çfarë publikon në karantinë! - Bota Sot
Demolli hallakatet, ja çfarë publikon në karantinë!

Boksi

Demolli hallakatet, ja çfarë publikon në karantinë!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 mars 2020 Në ora: 16:15
Pamje në konvikt e publikuar nga Latif Demolli

Zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, hallakatet apo e humbi durimin, duke publikuar disa fotografi në profilin e tij në facebook dhe treguar për gjendjen që janë në karantinë në konviktin e studentëve në Prishtinë.  

“Kjo është gjendja në karantinë në konvikt. Kombëtarja e Kosovës në boks ka marrë iniciativë për të mbajtur pastërtinë në nivelin e duhur dhe ka mbledhur të gjitha sendet e hedhura neper korridore në thasë dhe ka kërkuar ekipin që të vijë e ti pastrojë korridoret me mjete që janë të nevojshme dhe sot pas 4 dite erdhën dy punëtorë dhe filluan të pastronin korridorin ku njëherit aty vjen dhe ushqimi të cilin krejt së bashku e marrim ne dhe personat të cilët janë të vendosur në këtë konvikt.

Por unë si përgjegjës i ekipit të boksit i kam ndaluar të dalin nga dhoma ekipit se ushqimin do të ja dërgoj secilit në dhomat e tyre.

Image

Banjo

Arsya mos të kenë kontakt me asnjë person civil që janë këtu për shkak të sigurisë shëndetësorë se tani është rrezik se nga këta persona më se 100 veta të jetë dikush i prekur nga kjo pandemi.

Image

Ne jemi sportistë: sportistat duhet pasur kushte dhe pastërti por pasi është kjo gjendje e rëndë dhe nuk na largojnë nga këtu ne do të mundohemi dhe angazhohemi që të ndihmojmë që pastërtia të jetë në nivel dhe ta ruajmë atë për shëndetin tonë”, reagon Demolli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat