E dhimbshme, boksieri tregon si i vdiq babai

Boksi

E dhimbshme, boksieri tregon si i vdiq babai

Më: 29 mars 2020 Në ora: 16:16
E dhimbshme, boksieri tregon si i vdiq babai

Boksieri britanik Anthony Yarde ka njoftuar se babai i tij ka vdekur pasi ishte prekur nga koronavirusi.

28-vjeçari, i cili bokson në peshat e lehta, iu ka bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë nëpër shtëpitë e veta, duke thënë se babai i vet ishte shëndosh e mirë para se të infektohej me Covid-19.

“Ende jam i tronditur, por kjo mbase do t’iu ndihmojë njerëzve të qëndrojnë në shtëpi”, tha Yarde në një mesazh në rrjetet sociale.

“Sa më shumë që dalin njerëzit jashtë, aq më shumë do të zgjasë izolimi dhe më shumë njerëz do ta përhapin virusin”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat