Gjyqtari ndërkombëtar befason, fton Gjinovcin, Paçaradën e Halitin në bibliotekën e tij

Boksi

Gjyqtari ndërkombëtar befason, fton Gjinovcin, Paçaradën e Halitin në bibliotekën e tij

Nga: Kemajl Goca Më: 2 prill 2020 Në ora: 14:03
Gjyqtari ndërkombëtar befason, fton Gjinovcin, Paçaradën e Halitin në bibliotekën e tij

Gjyqtari ndërkombëtar dhe njëherësh edhe zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, ka befasuar me një fotografi që ka postuar dhe ka llojet e ndryshme të alkoolit, të cilën e ka quajtur si bibliotekë. 

“Pas karantinës i ftojë Astrit Halitin, Izet Gjinovcin dhe Nazmi Paçaradën ne bibliotekën time!”, shkruan Demolli.

Gjinovci është sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, ndërsa Haliti sekretar i përgjithshëm i Federatës së Notit të Kosovës dhe Paçarada, ish Komesar i FBK-së dhe ish sekretar i përgjithshëm i Federatës së Basketbollit të Kosovës.  

Demolli tash e 16 ditë është në karantinë në konviktin e studentëve në Prishtinë dhe aty u fut pas kthimit nga Londra me kombëtaren e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat