Lirohen nga karantina dhjetë boksierët e ardhur nga Londra të izoluar në Qendrën e Studentëve

Boksi

Lirohen nga karantina dhjetë boksierët e ardhur nga Londra të izoluar në Qendrën e Studentëve

Më: 3 prill 2020 Në ora: 13:00
Boksierët

Dhjetë boksierët e ardhur nga Londra para dy javësh, që u mbajtën në karantinë në Qendrën e Studentëve janë liruar gjatë së premtes.

Deri më tani në Qendrën e Studentëve e cila me vendim të Qeverisë së Kosovës ishte lëshuar për karantinë, janë vendosur gjithsej 230 qytetarë të kthyer në mënyrë të organizuar të cilët kishin mbetur jashtë vendit.

Fillimisht ishin kthyer 10 persona të Ekipit Kombëtar të Boksit, pastaj 40 qytetarë nga Turqia, 180 nga Gjermania dhe 55 nga Zvicra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat