Anulohet sfida e titullit

Boksi

Anulohet sfida e titullit

Më: 4 prill 2020 Në ora: 14:14
Anulohet sfida e titullit

Kampionia e botës në peshën “flyweight” (pesha 53-57kg) në artet marciale mikse Valentina Shevchenko (19 fitore e 3 humbje në UFC) është dëmtuar. Për pasojë, ajo nuk do të duelojë në eventin UFC-251, ku do të mbronte titullin ndaj Joanne Calderwood.

UFC ende nuk e ka konfirmuar këtë lajm, por ajo që ka folur për mediat është rivalja e saj, që tha se kjo përballje me Shevchenko është anulluar. “Dueli nuk do të zhvillohet.

Jo për shkak të coronavirus, por se Valentina ka një dëmtim”, tha Calderwood.

“Ndoshta nuk jam unë ajo që duhet ta them këtë lajm, por e sigurt është që dueli nuk do të zhvillohet më 6 qershor. Nuk e di se çfarë ka ndodhur dhe çfarë do të ndodhë”, tha Calderwood, 14 fitore e 4 humbje në UFC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat